Pas shumë javësh Vlora është futur sërish në hartën Covid, i infektuari punonte bojaxhi në Himarë

Vlora është futur sërish në hartën Covid, pas shumë javësh, është konfirmuar një rast i ri me koronavirus.

Bëhet fjalë për një burrë i cili ka punuar si bojaxhi në Himarë gjatë kësaj periudhe.

Ai është paraqitur në poliklinikën Qendrore në Vlorë dhe nga simptomat është referuar të kryejë tamponin i cili rezultoi pozitivë. I infektuari është dërguar në Tiranë.

Dyshohet se i prekuri ka pasur kontakt me një person nga Tiranë gjatë kohës që ka punuar në Himarë.

Kujtojmë se ditën e djeshme u shënua rekord me numrin e të prekurve në vend.

Gjatë 24 orëve u konfirmuan 42 të infektuar me koronavirus.

Raste të reja kanë rezultuar në Gjirokastër dhe Pogradec

Loading...