Duke iu referuar numrit të lartë të personave të prekur, Rama tha në një komunikim nëpërmjet faqes së tij në “Facebook” se rrezikojmë të kthehemi pas dhe se është shumë i shqetësuar. Ai tha se prej tre ditësh ka më shumë shtrime në spital se në kulmin e epidemisë.
“Të respektojmë ato rregulla të thjeshta apo do bëjmë si lopa që thotë populli që i bie me shqelm kovës së qumështit pasi e mbush. Jam shumë i shqetësuar dhe dya që ta dini se nuk kam ndërmend të rri të bëj sehir se shumëkush e ka harruar fare se armiku i padukshëm ka ikur. prej tre ditësh ka më shumë shtrime në spital se në kulmin e epidemisë”, deklaroi Rama.
Loading...