Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri teksa ka shkuar të marrë pjesë në seancën e tij gjyqësore, është përballur me një surprizë nga një “fanse” e tij, e cila e ka pritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Siç shihet dhe nga fotot, zonja ka veshur një bluze në të cilën ka stampuar foton e saj së bashku me ish ministrin e Brendshëm, krahas të cilës ka shkruar “Gjigandi Saimir Tahiri”.
.
Sakaq shihet se zonja ka vënë edhe një maksë mbrojtëse të personalizuar, të cilës i ka vënë emrin e Tahirit.
Mësohet se ajo ka qenë e pranishme edhe në seanca të tjera të ish-ministrit, për ta mbështetur.
Ndërsa sot, burime pranë Gjykatës tregojnë se në momentin që ka shkuar Tahiri, ajo së bashkë me disa persona të tjerë, njëzëri e kanë quajtur atë “ministri kampion”.