Kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim për mediat për të dhënë një njoftim të rëndësishëm sa i përket situatës së COVID-19.
“Do bëhemi njerëz e do zbatojmë rregullat, apo do bëjmë si lopa që i bie me shqelm qumështit pasi e mbush, por jam shumë i shqetësuar se nuk kam ndërmend të bëj sehir se si shumë e kanë harruar që koronavirusi nuk ka ikur. Prej 3 ditësh kemi më shumë shtrime në spital se në kulmin e tij, nuk dua të lëshojë ofensivën ndëshkimore për bizneset që nuk respektojnë protokollet, e di mirë se sa kanë vuajtur, por nuk kam ndryshuar mendim, ekonomia bie dhe ringrihet, të vdekurit jo.
Nuk dua që ndëshkimet të jenë as për njerëzit moskokëçarës, tani që jemi hapur. E di se sa kanë duruar të gjithë dhe kur solidariteti i pashoqë na nxori faqebardhë, nuk dua ta mendoj karantinnën. Nëse vazhdojmë kështu dhe nuk ndryshojmë sjellje që sot dhe numrat e të shtruarve do të rriten, atëherë me keqardhje po realisht nuk do kemi çfarë të bëjmë dhe do duhet të kthehemi nga e para. Prandaj, të thërrasim mendjen dhe të bëjmë gjënë e duhur, e kemi vetë në dorë që të bëjmë gjënë e duhur, të ringrihemi shpejt, të shërohemi nga plagët dhe të bëjmë atë që na takon”, tha Rama.