Kr.imi trondit Tiranën, vr.asje me silenciator tek Komuna e Parisit

Hekuran Billa, 40 vjec, eshte vrare me arme zjarri mbremjen e sotme ne Tirane. 

Lajmi eshte bere me dije nga policia e cila tha se viktima eshte vrare brenda ne makine dhe eshte qelluar me silenciator.

Viktima (ne foto) qe njihej edhe me emrin Erald Bilali, ka qene duke ecur me nje makine tip BMW X6 me ngjyre te bardhe.

Deshmitaret thane se makina e tij eshte perplasur me mjetet e tjera dhe pas kesaj eshte konstatuar se viktima ishte qelluar me silenciator duke gjetur vdekjen dhe per pasoje automjeti ka ecur disa metra ne menyre te crregullt.

NGJARJA
Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e sotme ne Tirane.

Pas disa te shtenave me arme ne zonen e Komunes se Parisit, mesohet se ka mbetur i vrare nje person.

Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes, dhe ka nisur hetimet ne lidhje me krimin, citon lajmifundit.al. Sipas burimeve policore mesohet se ngjarja ka ndodhur pranë qendrës “Kristal” dhe dyshohet se shënjestër ka qenë një person i cili ende nuk është identifikuar./lajmifundit

Loading...