Më në fund diell dhe rritje temperaturash, çfarë parashikon moti për sot

Ditën e sotme vranësirat do i lënë vendin kthjellimeve dhe moti i sotëm do të dominohet nga dielli në Shqipëri, por nuk përjashtohet mundësia që në zonat e thella të ketë reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10ºC në 22ºC, në zonat e ulëta nga 16ºC në 28ºC dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 29ºC.

Fundjava, duke nisur nga nesër do të sjellë mot të qëndrueshëm në vendin tonë.

Sot era do të fryjë në drejtimin Perëndimor dhe forca e valëzimit në det do të jetë deri në 3 ballë.

Ndërkohë në Kosovë moti do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira, ku reshjet lokale në zonat malore ka mundësi të jenë prezentë gjatë ditës së sotme.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 08ºC deri në 21ºC dhe në zonat e ulëta nga 13ºC në 25ºC.

Loading...