Por gjithashtu aktorja ka shprehur dëshirën që të hapen shtëpitë publike si një mënyrë që meshkujt të shprehin aty frustrimin e tyre seksual.
Delinda tha në RTV Ora:
“Është problem i shoqërisë shqiptare. Jam pro dënimit të këtyre individëve. Me asnjë të drejtë asnjëri nuk duhet të cënojë jetën e një fëmije, ëndrrat e tyre. Të kthehet dënimi me vdekje, e meritojmë. Jam edhe që të hapen shtëpitë publike. Ndoshta mund ti lëshojnë fustrimet e veta dhe nuk do ketë kështu lloj fenomenesh që janë të trishta dhe të dhimbshme. Jo se nuk ndodhin në Amerikë apo Evropë, por rasti i fundit ishte një nismë e mirë dhe më pëlqen që shoqëria shqiptare reagon, që po bëhemi një sepse është e vështirë që shqiptarët të bashkohen.”
Ndërsa Delinda foli edhe për familjen e saj, duke shprehur dëshirën që të zgjerohet edhe me një fëmijë tjetër.
Kujtojmë që aktorja ka një djalë të quajtur Desantin nga martesa e saj me Eldon.