Pas Amerikës është Brazili shteti që tani ka kulmin e vdekjeve nga pandemia Covid-19.
Kjo ka bërë që populli I Brazilit të zemërohet me qeverinë, e cila sipas tyre nuk I është përgjigjur si duhet pandemisë dhe nuk ka marrë masa për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Shumë aktivistë në vend kanë ndërmarrë aksion për kthimin e plazhit me famë botërore “Copacabana” në një varrezë simbolike.
Aktivistët e “Rio de Paz” kanë gërmuar qindra varre në rërë duke i vendosur secilit kryq tek koka në shenjë proteste ndaj shtetit dhe përkujtimi për afro 40.000 viktimat e shënuara nga koronavirus në vend.
Kundërshtimi i presidentit për karantinim dhe nënvlerësimi i tij ndaj virusit e kanë ndarë thellësisht kombin.
Dhe sipas aktivistëve të “Rio de Paz” që ndërmorën aksionin, fill pas kthimit të Copacabanës në varrezë ishin mbështetësit e Presidentit Jair Bolsonaro që u tallën me ngjarjen dhe filluan t’i hiqnit kryqet.
Organizatori Antonio Carlos Costa i tha agjencisë së lajmeve Reuters:
“Presidenti nuk e ka kuptuar që kjo është një nga krizat më dramatike në historinë e Brazilit. Familjet vajtojnë mijëra të vdekur, ka papunësi dhe uri!”
Burimi: BBC | Përktheu Lajmi i Fundit.al