Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot me vranësira por pa reshje.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperatura maksimale pritet të rejistrohet në vendet e ulëta 27°C, ndërsa ajo minimale në vendet malore 9°C.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 25°C
në vendet e ulëta: 14 / 27°C
në vendet malore: 9 / 22°C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Loading...