“Ne duhet të mësojmë të jetojmë me virusin. Shpresojmë të gjejmë një vaksinë efektive, por kjo nuk është e garantuar se do të ndodhë”.
Këto kanë qenë fjalët e shefit të emergjencës së OBSH-së, Mike Ryan gjatë konferencës së zakonshme në lidhje me Covid-19.
“Qeveritë në të gjithë botën duhet të krijojnë një ekuilibër midis kontrollit të virusit dhe pasojave sociale e ekonomike të masave, duke pranuar se “është më e lehtë të japësh këto udhëzime ndërsa jemi ulur këtu dhe më e vështirë për t’i zbatuar ato”- shtoi ai.
Kujtojmë që deri tani në botë janë infektuar nga koronavirusi 7,573,699 persona, nga të cilët kanë ndërruar jetë 423,155. Më e prekur nga pandemia e koronavirusit është SHBA e ndjekur nga Brazili dhe Rusia me numrin më të madh të të infektuarve.