Shqiptarja humb jetën në Itali nga aksidenti tragjik, miqtë dedikime prekëse/ ‘Nuk dua ta besoj’

Ka humbur jetën në një aksident të rëndë në Itali shqiptarja Fatma Core, 34 vjeçe.

Sipas mediave italiane, Fatma po udhëtonte në furgonin e kompanisë ku punonte i cili doli jashtë rrugës dhe rezultoi fatal për jetën e shqiptares.

Furgoni që transportonte punëtorët, mes tyre edhe Fatma Core, drejtohej nga një 67-vjeçar, humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Pas vdekjes së papritur të Fatmës mitë dhe familjarët e të resë shkruan mesazhe të shumta ngushëllimi edhe në rrjetet sociale.

“Më duket e pamundur – shkruan një mik i saj në Facebook.

“Unë ende nuk dua ta besoj, dua të të kujtoj gjithmonë kështu të buzëqeshur! Do të na lësh një boshllëk në zemër …”.

E reja me origjinë shqiptare, u rrit me familjen e saj në Casale di Scodosia shkruajnë mediat italiane. Mamaja e saj Hafsa, babai Besnik, motra Silvana dhe vëllai Hazri janë pikëlluar nga lajmi për humbjen e saj në moshë kaq të re. Fatma, falë punës së saj kishte arritur kohët e fundit të jetonte vetëm, në Saletto, së bashku me qenin e saj.

Loading...