Futbollisti veteran i PSG-së Tiago Silv, dha mesazhin e qartë se pas këtij sezoni nuk do të kthehet në Brazil, por do të vazhdojë të luajë ende në Europë.
Kjo ndodhi pasi klubi francez nuk pranoi t’i rinovonte kontratën.
Tiago Silva iu përgjigj pyetjeve të komentuesve, në llogarinë e tij të “Instagram” se do të luajë ende në “kontinentin e vjetër”.
Futbollisti 35 vjeçar shtoi se:
“Të gjithë e dinë dashurinë time që kam për Fluminensen. Kam një respekt të përjetshëm për ta, por kam ende për të arritur objektiva në Europë dhe shpresoj t’i realizoj sa më shpejt të jetë e mundur”
Ndërkohë, ish-trajneri i tij Karlo Ançeloti dëshiron të bashkohet me qendër-mbrojtësin brazilian te Evertoni, por në Itali Milani pret që ish-lojtari i tij të vishet sërish kuqezi.