Prezantuesja e njohur: ‘Një valle do ta marr kur të bëhem mbarë’

Prezantuesja Rudina Dembacaj është kthyer në një personazh gjithmonë në qendër të mediave rozë, për shkak edhe të jetës së saj private, sidomos që pas deklarimit të lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku, ndërkohë që nuk heziton të shkëmbejë zemra me ish-burrin.

Që në momentin kur ajo pranoi lidhjen e re, çdo hap i Rudinës kthehet në lajm. Së fundmi, prezantuesja ka publikuar një foto krah partnerit të saj teksa i dhuron një puthje, e veshur me fustan të bardhë dhe mjaft elegante.

Ndjekësit kanë filluar menjëherë të komentojnë dhe ka pasur nga ata që kanë menduar se ajo dhe Frroku kanë bërë celebrimin.

Ndërkohë, Rudina i është përgjigjur “Jo, jo akoma” duke i sqaruar kështu të gjithë.

Megjithatë, kjo përgjigje lë të kuptohet se shumë shpejt çifti mund të kurorëzohet në martesë.

Dyshimet se ata mund të jenë celebruar në Gjykatë lindën, pasi ky është seti i parë i fotove ku ata shfaqen si burrë e grua dhe të veshur si për ceremonial.

Ndërkohë, miq të tyre të afërt kanë treguar se ky set fotosh artistike do t’i paraprijë ceremonisë së dasmës që ata kanë planifikuar së shpejti, direkt pas hapjes së kufizimeve për shkak të pandemisë.

Aktualisht, Rudina dhe Marku bashkëjetojnë në shtëpinë e tij, bashkë me prindërit e tij dhe katër fëmijët e tyre, tre fëmijët nga martesa e Markut dhe fëmija i Rudinës nga martesa me Aleksandër Varfajn.

Bën përshtypje fakti që Rudina ka kohë t’i përgjgjigjet çdo komentuesi, madje edhe njërit që i tha “me fat do jetë burri tjetër pas Markut”, duke i rikujtuar lidhjet e saj të mëparshme e që s’mund të ndalet me kaq, pra s’mund të jetë ish-deputeti i fundit.

Nuk dihet se çfarë qëndrimi mbajti Frroku, kur ajo iu përgjigj: “Po ti qenke alamet ylli”.

Që nga fillimi i deklarimit të lidhjes, Rudina nuk ka reshtur së rrëfyeri detaje nga lidhja e saj, duke ndarë shpesh momente me Markun, aq sa shumë ndjekës e quajnë të tepërt dhe se ua ka sjellë në majë të hundës me këto pastime.

Para tre muajsh, Rudina foli në ekran për familjen e saj të re, duke mos hezituar të jepte detaje shumë personale dhe intime.

Ndërsa ishte mbyllur në shtëpi për shkak të koronavirusit, moderatorja bëri një pyetësor me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Moderatorja u pyet për marrëdhënien e Frrokut me ish-bashkëshortin e saj Aleks, duke thënë se shkojnë mirë me njëri-tjetrin për shkak se është vajza, Viktoria, në mes.

Por nuk mbetën pas edhe pyetjet kureshtare të fansave nëse do kishte një dasmë të ardhshme.

“Të kryejmë një herë këtë hall. Po një valle do ta marr kur të bëhem mbarë”, shkroi Rudina, duke lënë të kuptohej se dasmën e kishin planifikuar pas karantinës dhe se do të jetë edhe ish bashkëshorti.

Loading...