Arbana dhe Eduardi nuk kursehen aspak kur është fjala për të shprehur dashurinë në publik.
Tani që janë në pritje të ëmbël të një bebushi, ata shfaqen më të lumtur se kurrë dhe këtë e tregojnë edhe komentet që i lënë njëri-tjetrit në rrjetin social të “Instagram”.
Eduarti ka publikuar sot një foto nga shëtitja që bënë dje si familje në Dajt, dhe aq mjaftoi që Arbana të mos i rezistojë dot.
Moderatorja i shkruan “Drita ime”, ndërkohë Eduarti i kthen një koment romantik “Love” (Dashuri).
Ditën e sotme moderatorja ndodhet në det. Arbana ka publikuar disa foto me prindërit e saj duke shijuar diellin dhe plazhin.
Nuk e dimë nëse pranë tyre ndodhet Eduarti, pasi ky i fundit ka publikuar disa foto nga Shkodra.
Arbana dhe Eduarti konfirmuan lidhjen e tyre vitin që lamë pas dhe emrat e tyre u kthyen në kryefjalë për mediat.
Ata do të bëhen prindër të një bebushi dhe kjo i ka gëzuar pamasë.