Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, plagosen rëndë dy bashkëshortët

Një bombol gazi ka shpërthyer në fshatin Panaja në Vlorë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy bashkëshortët L.S DHE M.S.

Të dy ata janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, dhe për shkak të gjendjes së rëndë që ka paraqitur 62-vjeçari është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Në fshatin Panaja, Vlorë, si pasojë e flakëve të shkaktuara nga bombola e gazit, kanë pësuar djegie në banesën e tyre shtetasit L.S., 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.S., 49 vjeçe.

Si pasojë M.S ndodhet në Spitalin e Vlorës ndërsa shtetasi L.S është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Loading...