Deputeti Lefter Maliqi i ka dërguar një apel publik ambasadores amerikane Yuri Kim, për shkak se sipas tij Edi Rama po bllokon qëllimisht miratimin e Reformës Zgjedhore.
Sipas Maliqit, Rama fshihet pas kërkesës së deputetëve të opozitës parlamentare, për listat e hapura, dhe për ndryshimin e Kushtetutës për të hequr koalicionet parazgjedhore.
Maliqi shprehet se është koha që SHBA-të të reagojnë menjëherë, pasi në të kundërt, gjithçka do të jetë shumë vonë, dhe vendi do të vazhdojë që të shkojë keq dhe më keq.
Deklarata e plotë e Kim:
Znj Ambasadore e SHBA , te nderuar Nderkombetare! Ka ardhur koha ti tregoni vendin “Vampirit” politik te pasurise dhe interesave te Shqiptareve. Plani i tij eshte djallezor, intrigues i pabes i nje KM mafioz, kunder SHBA-ve e Nderkombtareve. Dhe kjo duket qarte. “Gruaja e Bilalit” po saboton marreveshjen zgjedhore, te firmosur ne Rezidencen Amerikane. Pasi nxori sherbetoret e tij pseudoopozitare tani nxori hapur deputetet e tij ne deme te marreveshjes zgjedhore ne Rezidencen Anerikane.Tashme i doli boja “Beut te Surrelit”.
Populli e njohu me ne fund aktrimin, mashtrimet, abuzimet e tij, por tani po e njeh dhe Ambasadorja Amerikane, si edhe Departamenti i Shtetit, po ashtu edhe KE,PPE,OSCE-ODIHR,VENECIA etj. Duket qarte qe ai nuk do ta votoje marreveshjen zgjedhore nga frika e votave, te cilat nuk do ti mari kurre. Me intrigat e tij , nxiti per te mos votuar mbi 20 deputetet e opozites se re, te cilet i ka pasur ne rresht dhe i ka per te gjitha votimet antikushtetuese si PPP-te,anti shpifja, pergjimet, Kck, komisioni hetimor per Presidentin,e shume e shume ligje qe kane votuar, ashtu siç ka dashur ai. Ky njeri eshte shume i djallezor, sepse ne dukje premtoi qe me 78 deputetet e tij do ta votonte , per te treguar se i qendron marrveshjes.
Duke mare parasysh faktin , se mbi 10 deputet e opozites parlamentare do ta votojne ate, ai eshte frikesuar se marveshja mundet te votohet me mbi 84 vota . Ne kete menyre KM jone po ve ne praktike planin B , duke zgjatur votimin e marreveshjes dhe duke bere çdo llogari per ta sabotuar ate. Keshtu ai nxjerr deputetet e tij “dele” te Ps, dje, por edhe sot e mbase dhe ne ditet ne vazhdim, si zera kundra marrveshjes. Une nuk e besoj se deputetet e Ps te listes se “gruas se Bilalit” te votojne kundra porosise se tij, pasi i ka ne rresht… dhe kjo duket qarte , sepse ne ate parti nuk ka zera kundra…
Atehere znj. Ambasadore, ju e kuptoni qarte planin e tij djallezor e mafioz i cili eshte kundra interesave te Shqiptareve, por edhe kundra Nderkombetareve. Ky njeri, qe per fatin tone te keq e kemi ne krye te shtetit , eshte pro oligarkeve, krimit, bandave qe e komandojne , duke e mbajtur peng te interesave te tyre, te lidhur me tenderat, drogen, korrupsionin, zaptimin e pronave etj . “Vampiri” i shqiptareve ka frike nga Koalicioni Opozitare PD -Lsi dhe forcat e tjera te opozites dhe socialisteve te zhgenjyer, pasi jane fitues perball Rilindjes te krimit, coopullimit, varferise, pasigurise, mashtrimit, aktrimit, droges, imoralitetit politik. Eshte me se e qarte, se Nderkombetaret po presin , se kush do ta hedhi ne ere reformen dhe kjo duket qarte se kush…”Gruaja e Bilalit”
Shpresoj qe reagimi nga ana juaj duhet te jete i ashper, o sot o kurre. Ky reagim uroj te vije nga Ambasadorja e SHBA -ve, si edhe Nderkombetaret , por edhe nga populli Shqiptar i cili tashme e ka kuptuar, se çfare njeriu ka ne krye te vendit. Le te çlirojme institucionet e kapura, drejtesine, pushtetin lokal, parlamentin! Duhet te shpetojme nje ore e me pare nga krimi, droga, korrupsioni, oligarket, bandat! Une besoj shpreseplote , se se bashku me SHBA dhe Nderkombetaret, ne do tia dalim!
Demokracia dhe e ardhmja e vendit ne BE do fitoje.