Partizani i shënon tetë gola Luftëtarit

Partizani shenoi fitore me golaedë ndaj Luftëtarit në “Selman Stërmasi” në takimin hapës të javës së 29-të të Superiores.

Të kuqtë, që vinin në këtë përballje pas një serie negative rezultatesh (një barazim dhe pesë humbje radhazi), nuk hasën rezistencën më minimale ndaj një kundërshtari që edhe matematikisht ka rënë në Kategorinë e Parë.

8-1 fituan të kuqtë, ku katër nga golat e vendasve u shënuan nga Eraldo Çinari (shënuan edhe Broja, Cara dy herë dhe Solomon), por kjo ndeshje e ky rezultat nuk mund të merren për bazë për t’i dhënë ndonjë meritë të veçantë ekipit të drejtuar nga Adolfo Sormani.

Gjithsesi, mbetet një një fitore që vlen si të tjerat, tri pikë, me Partizanin që ngjitet të paktën përkohësisht në vendin e pestë, me 41 pikë, aq sa ka grumbulluar edhe Teuta e jë pozicioni më poshtë.

I vetmi moment pozitiv për ekipin gjirokastrit ishte goli i Gresild Likës, për rezultatit e përkohshëm 3-1, i realizuar nëpërmjet një goditjeje të lirë spektakolare, e pakapshme nga Teqja.

Duhet theksuar që nga minuta e 41-të bluzijtë luajtën me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Hysenit me karton të kuq./tch

Loading...