Të paktën këtë kanë nxjerrë mësim çifti Jack Morris, 29 vjeç, dhe e dashura e tij Lauren Bullen, 27 vjeçe.
Dy të rinjtë janë blogerë në Instagram dhe vetëm Lauren ka thuajse 5 milionë ndjekës në llogarin ë saj, çka e gjithë kjo ‘famë’ virtuale u është përkthyer në fitime marramendëse.
Në një bisedë me ndjekësit e tyre, çifti zbuloi pamjet e vilës luksoze të cilën e kishin blerë dhe mobiluar me fitimet e nxjerra nga rrjetet sociale.
Jack nga Britania e Madhe dhe Lauren nga Australia, treguan se deri tani kishin shpenzuar në vilën e tyre plot 1.2 milionë euro.
29-vjeçari u shpreh:
“Ne nuk kemi prindër të pasur. Vijmë nga familje me të ardhura mujore normale. Ne kemi fituar para vetëm përmes rrjeteve sociale. Ne bashkuam të ardhurat tona dhe blemë këtë shtëpi. Vërtetë mahnitëse apo jo?!”