Rozana Radi e shqetësuar: ‘Bëhuni më të përgjegjshëm o njerëz,më duket e turpshme që sillemi kështu me njëri-tjetrin’

Ditën e sotme janë shënuar 69 raste me koronavirus, numri më i lartë i regjistruar që nga ardhja e virusit në Shqipëri.

Për rritjen e rasteve ka reaguar edhe këngëtarja, Rozana Radi, e cila përmes një videoje në Instagram, u bën thirrje qytetarëve të jenë më të përgjegjshëm, të ruajnë distancën, të mbajnë maska, për të mirën e familjarëve të tyre.

“Sapo pashë shifrat e të infektuarve dhe të them të drejtën jam e shqetësuar sepse shoh një papërgjeshmëri të paparë nga njerëzit. Nuk përdorin maska, ulen në lokale më shumë se 5-6 veta, mblidhen grumbull. Nuk e kuptoj sesi mund të jeni kaq të papërgjegjshëm dhe kaq trima përpara një pandemie.

E para nuk e dimë çfarë do të ndodhë më vonë, e dyta nuk dimë sesi do ta përjetojmë mbi trupi tonë. Bëhuni pak më të përgjegjshëm sepse kemi familjare, keni fëmijë. Kjo më duket e turpshme që sillemi kështu me njëri-tjetrin.”, tha këngëtarja.

Loading...