Që pas shpërthimit të pandemisë, ekspertët kanë kanë arritur të nxjerrin disa konkluzione në lidhje me raportin që mund të ketë grupi i gjakut me infektimin ndaj koronavirusit.
Sipas një studimi të ri të kryer së fundi, një grup gjaku i caktuar mund të jetë më rezistent ndaj koronavirusit në krahasim me një tjetër. Edhe pse këtu ka ende mendime skeptike, kërkuesit e kompanisë së testimit gjenetik, 23andMe, zbuluan se njerëzit me grup gjaku 0 kanë deri në 18% më pak mundësi për të rezultuar pozitivë nga Covid-19.
Në studim morën pjesë 750,000 pjesëmarrës, nga të cilët rreth 1.3% që kishin grup gjaku 0, rezultuan pozitivë me Covid-19.
Ata që kanë këtë grup gjaku dhe kanë qenë të ekspozuar (si punonjësit e shëndetësisë që kanë qenë në vijën e parë), kishin 13-26% më pak mundësi të binin në kontakt me koronavirusin, thonë ekspertët.
Por ekziston edhe një lidhje mes gjeneve që përcaktojnë tipin e gjakut dhe virusin.
Ndërsa nga njerëzit që kishin grup gjaku A, rezultuan pozitivë 1.4%, dhe ata me grup gjaku B apo AB rezultuan poztivë 1.5%./lajmifundit