Londra gjen ilaçin që parandalon…

Shkencëtarët nga Imperial College London kanë testuar një ilaç eksperimental i cili mund të parandalojë mpiksjen e gjakut që shkakton vdekjen te pacientët me Covid-19.

Mësohet se testimi është finacuar nga Fondacioni Britanik i Zemrës, ku do të shqyrtohet teoria se mpiksjet lidhen me një çekuilibër hormonal të shkaktuar nga koronavirusi.Bëhet me dije se ilaçi do të jetë TRV027, i cili është një nga medikamentet që aktualisht po përdoret për parandalimin e efekteve që mund të shkaktojë pandemia.

Testimi do të bëhet tek 60 pacientë me Covid-19 për 8 ditë dhe do të vëzhgohen të gjithë ndryshimet që ata do të pësojnë.

Ilaçi, TRV027, funksionon për të ribalancuar hormonet ndikuese në presionin e gjakut duke përfshirë ujin dhe kripën. Po ashtu ilaçi ç’aktivizon enzimën, e cila luan një rol të rëndësishëm në balancimin e hormoneve kryesore.

“Shumë nga trajtimet që janë ende të paplota në kurimin e Còvid-19 përqëndrohen në përgjigjen inflamatore të trupit,”- thotë Dr David Owen, një nga drejtuesit e studimit.

Loading...