Mesazhi i fortë i deputeti shqiptar pasi mposhti koronavirusin: ‘Ata që donin vdekjen time…’

Infektimi nga koronavirusi i deputetit shqiptar Muhamed Zekiri në Maqedoni shkaktoi izolimin e disa prej ministrave të qeverisë së Shkupit për shkak të kontakteve që kishin pasur me të.

Veç deputetit shqiptar të LSDM-së, Zekirit me koranvirus iu infektua së bashku me gruan dhe vajzën e tij tremuajshe u infektuan. Pas publikimit të lajmit nga ana e tij, pati reagime të ndryshme për mënyrën se si ai është infektuar.

Tashmë, fatmirësisht Zekiri dhe familja e tij e kanë mposhtur koronarvirusin dhe se këtë lajm të mirë e ka bërë të ditur vetë Zekiri me anë të një mesazhi në rrjetet sociale.

“Ju që vazhdoni të mos besoni se virusi ekziston dhe ende keni qasje joserioze ndaj COVID19 është koha e fundit të vetëdijsoheni dhe të shpëtoni veten dhe të afërmit Tuaj duke pasur qasje serioze ndaj situatës alarmante në të cilën po kalojmë si shoqëri. Dëshiroj asnjë nga Ju asnjëherë të mos përballeni me atë me të cilën u sprovova unë dhe familja ime. Këtë gjithsesi nuk do t’ia kisha dëshiruar as kushtimisht thënë armikut më të madh”, shkruan Zekiri.

Mesazhi i plotë në Facebook: Të nderuar miq! Nga zemra dua të faleminderoj veç e veç secilin prej Jush që ishit bashkë me ne në kohën më të vështirë. Jeni familja jonë e dytë.

FALEMINDERIM i veçantë për mjekët dhe personelin e klinikës së infektologjisë. Për ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë gjithëçka për ne: dr.Ilirin, dr.Milena ,dr.Fadilin dr.Ana stafin tjetër mjeksor të palodhurat Rejhani, Vesna, Elana, Kiki, Suhejla, Fisniku, Nuredini, Velimiri e shumë të tjerë të cilët 24 orë vazhdojnë të jenë në shërbim të pacientëve të shtrirë në repartin e infektologjisë.

Ju që vazhdoni të mos besoni se virusi ekziston dhe ende keni qasje joserioze ndaj COVID19 është koha e fundit të vetëdijsoheni dhe të shpëtoni veten dhe të afërmit Tuaj duke pasur qasje serioze ndaj situatës alarmante në të cilën po kalojmë si shoqëri. Dëshiroj asnjë nga Ju asnjëherë të mos përballeni me atë me të cilën u sprovova unë dhe familja ime. Këtë gjithsesi nuk do t’ja kisha dëshiruar as kushtimisht thënë armikut më të madh.

Ndërsa atyre shpirtligëve të cilët më dëshiruan mua dhe familjes time përfundim fatal, do t’ju dëshiroja që Zoti të paktën një herë në jetë t’ua mundësojë ndjenjën e të qenurit NJERI me plotëkuptimin e fjalës.

Zoti është i madh atij i qofshim falë ELHAMDULILAH unë dhe familja tanimë jemi shëndosh e mirë – në shtëpi jemi edhe më të fortë se që ishim!

Loading...