Shënohet Dita Botërore e Vullnetarizmit

5 dhjetori është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në vitin 1985 si Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit dhe iu dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.
Shteti i Kosovës është vendi me përqindjen më të madhe të rinisë në Evropë dhe ky potencial i krijon Kosovës kushte të mjaftueshme për format e organizimit të të rinjve për punë vullnetare.

Për nder të kësaj dite sot në Kosovë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon aktivitetin e shënimit të 5 dhjetorit nga ora 11:15 në Amfiteatrin e madh në ndërtesën e Rilindjes.

Si dhe Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për Vullnetarizëm dhe Aktivizim Qytetar./Lajmi.net/

Loading...