12 ndeshje në Bundesligë për një total prej 793 minutash dhe 11 golash të shënuar.
Ky është impakti i Erling-Braut Haland, që në kampionatin gjerman ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm.
Qendërsulmuesi norvegez ka debutuar me një tregolësh kundër Augsburgut dhe tregoi se ka hyrë menjëherë në mekanizmat e Favres.
Ato që i bëjnë dhe më të pabesueshëm shifrat e ish-lojtarit të Salcburgut, është krahasimi me disa prej sulmuesve më të mëdhenj të së tashmes dhe së shkuarës së Bundesligës.
Asnjëri nuk ka pasur një impakt të tillë në sezonin e tij të parë, as emra legjendarë si Gerd Myler apo Jup Hejnkes, që në 12 ndeshjet e tyre të para kishin shënuar respektivisht 10 dhe 6 gola.
7 ka shënuar më parë Obamejang, ndërsa Levendovski ishte ndalur në katër realizime, dy më pak sesa Klismani, po një më shumë se Timo Verner.
Ndërkohë, Miro Klose, shënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, kishte realizuar vëtëm një gol në 12 ndeshje në sezonin e tij të parë.