Paralajmërojnë studiuesit: Zbrasja e kasetës në tualet mund të jetë ‘fatale’

Që nga përhapja e pandemisë së Covid-19 shkencëtarët anembanë botës janë përpjekur që të mësojnë më shumë rreth këtij armiku të padukshëm që po vret njerëz në të gjithë botën.

Një studim i ri nga fizikantë të specializuar në dinamikën e lëngjeve paralajmëron që shpëlarja e WC-së me ujin e bollshëm mund ta shpërndajë koronavirusin.

Sipas studimit koronavirus mbijeton në feçet e të infektuarve dhe shpëlarja e WC me ujin e kasetës mund të bëjë që virusi të dalë jashtë WC-së përmes spërklave të ujit.

Rreziku që Covid-19 mund të transmetohet nga përdorimi i zakonshëm i tualeteve do të ndikonte në mënyrën e funksionimit të bareve, restoranteve, vendeve të punës e kudo që tualetet përdoren nga shumë njerëz.

Sipas studiuesve, zbrazja e kasetës me ujë të bollshëm nuk do të thotë domosdoshmërisht që kjo i largon mikrobet e Covid-19, përkundrazi mund të ndikojë në përhapjen e tyre.

Modele të sakta kompjuterike u përdorën për të stimuluar rrjedhën e ujit dhe të ajrit në një tualet të inskenuar sikur sapo e kishte përdorur dikush infektuar me virusin dhe rezultatet sugjeruan se Covid-19 mund të ngjitet në këtë mënyrë.

Instituti Amerikan i Fizikës tha:

“Rezultatet ishin të pabesueshme! Zbuluam se ndërsa uji derdhet në tasin e tualetit krijon një numër vorbullash molekulare që vazhdojnë lart në ajër duke u ngritur deri në 90 cm mbi tualet. Në këtë rast molekulat që mund të jenë me virus ka shumë të ngjarë që të thithen ose të bien në një sipërfaqe tjetër në banjë dhe aty virusi të përhapet.”

Një mënyrë kryesore për ta parandaluar këtë problem, sugjeruan studiuesit, është që ta mbyllni kapakun e tualetit sa herë që ta shpërlani me ujin e kasetës.

Problemi qëndron tek banjat publike që shpeshherë nuk kanë kapak, prandaj evitoni sa më shumë përdorimin e tyre.

Burimi: SkyNews

Loading...