Nëse i ke vënë qëllim vetes që të biesh nga pesha, puna fillon me metabolizmin.
Shumica e atyre që ndjekin dieta të ndryshme nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është rutina e mëngjesit për humbje në peshë.
Ekspertët e shëndetit thonë se shmangia e mëngjesit është një nga gabimet më të zakonshme që i bëjmë metabolizmit dhe kjo është arsyeja, me shumë gjasa, që nuk arrin nga dieta atë që pret.
Jenny Sugar, dietologia e njohur ka thenë se shmangia e mëngjesit është një nga gjërat më të këqija që bëni nëse doni të bini nga pesha, sepse kjo e bën metabolizmin të punojë më ngadalë.
Nëse nuk hani, truri i dërgon një mesazh pjesës tjetër të trupit të ruajë energjinë, duke e sinjalizuar atë të mbajtë yndyrën që po përpiqeni ta zhdukni.
Një dietologe tjetër nga Neë York-u, Regina Fazzini, thotë se mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës dhe ju jep energji për të qëndruar të ngopur dhe të përqendruar.
Kjo e fundit rekomandon që ta nisni ditën me mëngjes të bollshëm për të pasur sa më shumë energji.
“Nëse do të hash mëngjes, do të humbasësh peshë”, është një nga shprehjet e dietologes.