Pas lajmit të ëmbël të shtatzënisë, Olta Boka ka ndarë me ndjekësit foto të ndryshme të familjes së saj të madhe, duke i falënderuar të gjithë për urimet dhe fjalët e mira.
Këngëtarja krah postimit të fundit ku ka ndarë fotot nga “baby shower” ka shkruar:
“Ju falenderojmë me shpirt për të gjithë dashurinë e pafund që na keni transmetuar me urimet tuaja të përzemërta. Ju urojmë më të mirat familja Rrokaj/ Boka”.
Këngëtarja, tregoi gjithashtu me anë të një postimi dy ditë më parë se këto 9 muaj është ndjerë shumë e lumtur dhe se tashmë është gati të nisë një tjetër kapitull, edhe më të bukur në jetën e saj.
Loading...