Skema Kombëtare 2020/ Kryeson qarku i Fierit me 1 467 aplikime të fermerëve për 2 miliardë lekë

Qarku i Fierit kryeson me numrin më të lartë të aplikimeve të fermerëve në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësisë 2020.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bëri të ditur për ATSH-në, se qarku i Fierit kryeson listën e 12 qarqeve të vendit, me 1 467 aplikime me vlerë totale financimi prej 212 939 500 lekë.

Për të vijuar me qarkun e Korçës që ka regjistruar 929 aplikime me vlerë financiare 187 831 00 lekë dhe më pas, qarku i Vlorës me 858 aplikime me vlerë financiare 231 691 400 lekë.

Sipas të dhënave nga AZHBR, qarku i Shkodrës dhe ai i Beratit, deri tani kanë prekur secili shifrën e mbi 700 aplikimeve nga fermerët, me vlera financiare respektive në shifrat 287 302 200 lekë dhe 124 938 799 lekë.

Të dhënat mbi shpërndarjen e aplikimeve të fermerëve sipas qarqeve regjistrojnë të fundit në renditje Lezhën me 174 aplikime me vlerë financiare 28 435 400 lekë.

AZHBR njofton se thirrja për aplikimin e fermerëve në Skemën Kombëtare të mbështetjes në Bujqësi 2020, është hapur më 16 maj dhe do të mbyllet më 19 qershor 2020./atsh

Loading...