‘Më mirë në shtëpinë time sesa në Greqi’/ Historia e Gjergji Broqajt, kultivues i bimëve mjekësore në Malësi të Madhe

Gjergj Broqaj, kultivon bimë mjekësore në Malësinë e Madhe, duke arritur të ardhura më të mëdha sesa kur punonte në Greqi.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot historinë e Gjergjit, duke shprehur respekt për punën e tij.

“Respekt. Mes atyre që nuk reshtin së kërkuari suksesin në punën e tyre, me tokën e tyre, prej të cilëve janë plot shembujt nga Malësia e Madhe, Gjergj Broqaj, kultivon bimë medicinale si Helikrisëm dhe Sherbel, produkte eksporti që kërkohen gjithnjë e më shumë nga tregjet e huaja”,- u shpreh Rama.

“Skema Kombëtare për bimët medicinale vijon të financojë përmes AZHBR-së, zhvillimin e biznesit me tokën dhe falë aplikimit në https://e-albania.al procesi i ndërveprimit fermer-shtet është lehtësuar tërësisht nga sëkëllditë e panumërta të së shkuarës”, – shtoi Rama.

“Kam qenë në Greqi dhe mora edhe gruan me vete, se nuk doja të kthehesha më. Kur pashë punën atje dhe punën këtu, thashë më mirë të mundohem në shtëpinë time sesa atje. Kam pasur shumë sukses me bimët medicinale, sherbelë e helikrisëm. Kam mbajtur dhe djalin që donte të ikte në SHBA. I thashë jeni më mirë këtu se atje”, – shpreh Gjergj Broqaj. /atsh

Loading...