Gjirokastër/ Konflikt pronësie, vr.itet 62-vjecari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër ku burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një person.

62 vjecari Andrea Xhavarra ka mberritur i pa jete ne spital ndërsa raportohet se eshte qelluar me sende te forta.

Sipas burimeve thuhet se autori i ngjarjes është Jano Koleta ndërsa krimi ka ndodhur pas një konflikti në fshatin Labovë të Gjirokastrës.

Paraprakisht, raportohet se dyshohet të jenë përdorur nga autori mjete të forta ndërsa shkak është bërë një çështje pronësie.

Pas ngjarjes është njoftuar ambulanca e cila ka marrë Xhavarrën për ta dërguar në spital por që ka ndërruar jetë gjatë rrugës ende pa arritur.

Loading...