Pinë medikamente, dy gra tentojnë t’i japin fund jetës

Çdo ditë në vendin tonë shënohen raste të tentativave për vetëvrasje. Kështu, vetëm në qarkun e Lezhës, brenda një ditë janë regjistruar dy raste.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rasti i parë u shënua në Barbullojë të Lezhës, ku 26-vjeçarja me inicialet K.P., ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital, pasi kishte pirë disa medikamente.

Thuhet se gjendja e saj paraqitet kritike për jetën. Ndërkohë rasti i dytë ndodhi në Laç, ku një 33-vjeçare me inicialet V.D., ka tentuar të vetëflijohet duket pirë disa ilaçe. Kanë qenë familjarët e saj që e kanë dërguar në gjendje të rëndë në spital. Aktualisht policia po heton rrethanat e dy ngjarjeve në fjalë.
(BalkanWeb)

Loading...