Në një cikël emisionesh dedikuar destinacioneve interesante dhe të veçanta të Shqipërisë, emisioni “Opinion” zhvilloi këtë javë një tur që prekte pjesën jug-lindore të vendit, në zonën Korçë- Leskovik- Përmet.
Gazetari Blendi Fevziu gjatë këtij itinerari ka vizituar edhe fshatin Starje, ku ndër të tjera është edhe origjina e stërgjyshit të tij, Abdyl Ypi, i cili në fakt ishte larguar shumë i vogël prej aty për të studiuar në Stamboll bashkë me vëllezërit e tij.
“Kam një histori personale, kërkova rrënojat ku ka lindur stërgjyshi im, një emër i njohur i historisë së Shqipërisë deri në vitin 1920.
Siç ndodh në vende të vogla secili ishte i gatshëm të më tregonte se ku ai kishte lindur 130 apo 140 vjet më parë. 140 vjet në zona të vogla janë thuajse asgjë, kujtesa është e fortë”, tha gazetari.