Ky i fundit tha se vendi do të shkojë sërish në karantinë nëse numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim i kalon kapacitetet e spitalit, pra shkon më shumë se 400 të shtruar, duke qenë se numri total i shtretërve është 400.
Më konkretisht ai tha se:
“Për momentin as që e mendojmë të mbyllemi prapë në karantinë. Në mund të mbyllemi vetëm nëse numri i kapaciteteve në spitale arrin aq shumë saqë i saturon të gjitha resurset tona, si në burime njerëzore pra në mjekë e infermierë, si në shtretër, do ndohë si në të gjithë botën.
Ne momentalisht kemi 400 shtretër, 55 janë të zënë, nëse numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim i kalon 400 të shtruar në spitale, atëherë s’kemi çfarë të bëjmë dhe do duhet të mbyllemi, por që nuk mendoj se do shkojmë deri aty. Tani kemi dhe një gjë positive, pasi koha e shërimit është më e shkurtër se më parë”.