Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe përmes një reagimi në rrjetet sociale ka vlerësuar fjalimin që deputetja Rudina Hajdari mbajti në Kuvend për shkarkimin e nënës së saj, Fatmira Hajdari nga Komisioni i Vetingut.
Braçe shprehet se sot në Kuvend ka njohur anën e fortë të Rudina Hajdarit, pasi sipas tij ajo tregoi një qëndrim parimor përtej interesit të çastit apo personal e familjar.
“Unë nuk jam mik me Rudina Hajdarin! Kur me babain e saj të ndjerë ndanim Kuvendin ajo ishte e vogël; Kur ai nuk ishte më e unë vijova në Kuvend, ajo ndiqte rrugën e saj të edukimit dhe jetës në SHBA.
Ndajmë ideologji të ndryshme, nuk mendojmë njësoj, jemi kundërshtarë për këtë! Por sot njoha një anë të fortë të saj; të qenit parimore, përtej interesit te çastit, personal, familjar! Nuk është e thjeshtë të mbash një qëndrim të tillë; ndaj nuk e keni parë kurrë deri tani në kuvend! Një njeri i fortë që beson në parime mundet të bëjë kete! E çmoj Rudinën për këtë;
Kur për kaq muaj rresht nen sulme personale qe ta shpifnin, nuk besova se do rezistonte, do qendronte, edhe si grua natyrisht. Por ja qe sot dëshmoi forcën e saj; Mposhti gjithë llumin burrëror që e luftoi personalisht, në pikën e dobët, nënën! I mundi përsëri! Është #drejtësia që të bën të fortë; #drejtësia frymezon!
#Drejtësia e re e barabarte, funksionale, efikase, e pavarur, e pastër, është me shume se çdo gjë, është ngjitëse më besoni! Prej themelimit te shtetit shqiptar, çdo regjim beri drejtësinë politike e të korruptuar te udhëheqësit, kurrë drejtësinë e barabarte për të gjithë! Tani është koha për #drejtesineere! 100 vite shkuan pa të; Ky është shansi unik i 100 viteve ku kemi hyre!”, shkruan Braçe