Kujdes/ Dhjetë aktivitetet e përditshme ku mund të infektoheni nga Covid-19

Pas muajsh të tërë bota ka lënë pas karantinën, por jo edhe Covid-19.

Edhe pse njerëzit i janë kthyer normalitetit, koronavirus po shënon ende viktima në çdo vend ku është përhapur dhe për këtë arsye duhet të dini se cilat aktivitete ju rrezikojnë nga Covid-19.

Sipas pesë epidemiologëve dhe ekspertëve të shëndetit, janë 10-të aktivitete të përditshme që në një shkallë nga 1 në 5 na rrezikojnë që të infektohemi nga virusi.

Ryan Malosh, studiues nga Universiteti i Miçigan, shprehet:

“Aktivitetet me rrezik më të lartë janë ato që janë brenda, me ventilim të dobët dhe shumë njerëz për periudha të gjata kohe. Aktivitetet me rrezik më të ulët janë jashtë, me hapësirë të bollshme në distancë shoqërore dhe për periudha më të shkurtër kohore.”

Lista me 10 aktivitetet ku mund të merrni Covid-19:

Vizita te mjeku – Rreziku i ulët (Mesatarja: 2.1)

Pikniku në natyrë -Rreziku i ulët (Mesatarja: 2.3)

Lojëra në natyrë -Rreziku i ulët deri në i moderuar (Mesatarja: 2.4)

Blerjet – Rrezik i ulët deri në i moderuar (Mesatarja: 2.5)

Kthimi në zyrë -Rreziku i moderuar (Mesatarja: 2.6)

Vizita tek një i afërm i moshuar- Rreziku i moderuar (Mesatarja: 3.2)

Një prerje flokësh- Rreziku i moderuar (Mesatarja: 3.4)

Shkuarja në një restorant- Rreziku i moderuar (Mesatarja: 3.4)

Dërgimi i fëmijës tuaj në një kamp veror- Rreziku i lartë (Mesatarja: 3.9)

Transporti publik- Rreziku i lartë (Mesatarja: 4.1)

Loading...