Një periudhë shumë më e shkurtër nga sa mendohej në opinionin publik, sidomos në Itali, ku numri i të infektuarve dhe viktimave është shumë i lartë.
Ndërkohë, 5 janë ditët nga shfaqja e simptomave deri në shtrimin në spital, dhe 6 ditë nga terapia intensive deri në vdekjen e pacientit.
Për sa i përket sëmundjeve shoqëruese në viktimat, hipertensioni arterial është sëmundja më e pranishme, me 67% të rasteve italiane.
Diabeti ndërkohë ndjek me 30% të rasteve, bashkë me isheminë (27,8%) dhe probleme të tjera kardiake.
Në Itali, vetëm 1.1% i pacientëve që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 ishin më të vegjël se 50 vjeç, dhe vetëm 83 pacientë, në një total prej 34 mijë viktima, ishin më pak se 40 vjeç.
Pra studimi italian tregon se hipertensioni arterial është sëmundja shoqëruese më re rrezikshme, që mund të shkaktojë vdekjen.