Tragjike në Itali! Humb jetën shqiptari , po peshkonte në lum (emri,foto)

Një shqiptar ka humbur jetën teksa po peshkonte në ujërat e lumit Vermigliana në Osana, përpara se të kthehej në punë. Sipas mediave italiane, vik tima është Bardhosh Dajko.

Ky i fundit goditi me grepin e peshkimit, telat e tensionit të lartë dhe ndërroi jetë menjëherë në vend.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme rreth orës 18:10 me orën lokale.

Forcat e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të bënin asgjë për të kthyer në jetë 53-vjeçarin.

Trupi i shqiptarit u gjet i karbonizuar në barin pranë lumit.

Dajko ishte me origjinë nga Vlora. Ai punoi në picerinë “Al Sole di Mezzana” dhe pronarët ia lanë atij administrimin e biznesit, pasi e vlerësuan për punën e tij të palodhur dhe përkushtimin. Ladige.it

Loading...