Tragjik ka rezultuar fati i një të riu në Vlorë, i cili ka mbetur i vrarë pas një goditje me thikë në zemër. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në zonën e Pyllit të Sodës.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se viktimë ka mbetur 26-vjeçari Aleksandër Petanaj.
Mësohet se mes tij dhe disa të rinjve ka pasur një konflikt, që çoi deri në përdorimin e armës së ftohtë.
Ndonëse i riu është transportuar në spital dhe pasi qëndroi 4 orë në sallën e operacionit, ai nuk mundi të mbijetonte. Aktualisht policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk jepen detaje për identitetin e autorit.
(BalkanWeb)
Loading...