Pezullohen nga detyra 6 punonjës police

Drejtoria Rajonale e SHÇBA, Korçë, pas një hetimi proaktiv në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në kuadër të procedimit për veprën penale “Shpërdorim detyre”, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për 6 punonjës policie, nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundravajtjeve Administrative (OASH) në DVP Korçë.

Dyshohet se duke u favorizuar nga detyra që kanë kryer, kanë vendosur materiale fiktive në praktikat e vendimeve të OASH, duke marrë vendime që nuk kanë qenë objekt i konstatimit të shkeljes nga punonjësit e Policisë në terren.

Organi i OASH në menyrë të vazhdueshme ka marrë vendime fiktive duke argumentuar mbi fakte e rrethane, qe nuk përputhen me konstatimet e agjenteve verifikues, duke u bashkëngjitur praktika e dokumente të cilat dyshohet se jane fiktive. Kjo me qëllim zhbllokimin e mjeteve dhe lejeve te drejtimit, kundrejt shumave që përfitohen në mënyre të padrejtë.

Nga hetimet e kryera, provat e faktet e administruara, personat e mësipërm me veprimet dhe mosveprimet e tyre në përmbushje të rregullt të detyrës dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Nga hetimi me metoda speciale ka rezultuar se punonjësit me veprimet e tyre duke përdorur autoritetin e funksionit dyshohet se kanë ndikur në vendimarrjen tek vartësit, për të tjetërsuar shkeljet e konstatuara në terren. Vijojnë hetimet.

Loading...