Ja si e kuptoi Florjan Binaj se ishte infektua me koronavirus: Isha në plazh….

Ka qënë vetë aktori i humorit, Florian Binaj që ka njoftuar dje përmes një statusi në Facebook se ishte prekur nga koronavirusi.

Ai ka folur përsëri lidhur me sëmundjen i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Open” mbremjen e djeshme ku ka treguar se dyshimet e para i pati pasi vuri re se kishte temperaturë të lartë.

Ai shtoi se lajmin për infektimin e tij e mori mëngjesin e djeshëm dhe kishte lajmëruar edhe personat me të cilët kishte patur kontakte.

Si je?

Jam shumë mirë, s’kam asnjë simptomë. Jam asimpomatik. Thjesht duhet të bëj dënimin për krimin e pakryer.

Si e kuptove?

Bëra tamponin e famshëm. Unë s’kuptova asgjë. Kisha temperaturë javën që shkoi, se kisha ftohtë në plazh.

U shqetësova dhe bëra tamponin. Prisja përgjigje me qetësinë me të madhe.

Sot e mora përgjigjen në 7 të mëngjesit. U shqetësova se nuk e prisja, por jam i qetë se nuk kam simptoma.

Po familja si është?

Familja është shumë mirë. Fillimisht e ka bërë babai, dhe pastaj do ta bëjë gjithë familja.

Kam thënë edhe emrat e kolegëve të punës. Kanë dalë negativë. Të shohim tani. Se ne në punë ruajmë distancën./JOQ

Loading...