Një i ri në Kinë u shpëtua në kohë nga vetëvrasja pasi u hodh nga një urë i bindur se ishte infektuar me koronavirus.
Li kishte simptoma të ngjashme me sëmundjen, ethe kollë dhe temperaturë të lartë ndërsa pretendoi më pas se tentoi vetëvrasjen “për të ndaluar përhapjen e virusit tek të tjerët”.
Burri u dërgua me urgjencë në spital ku pas testit rezultoi negative për sëmundjen.
Li, 27 vjeç, po udhëtonte me një taksi përpara se incidenti të ndodhte të Premten e kaluar në Changzhou, provincën Jiangsu të Kinës lindore.
Ai papritmas i kërkoi shoferit të ndalonte ndërsa makina po kalonte nëpër urë, sipas mediave lokale.
Pasi doli nga makina ai u hodh në ujë prej mbikalimit. Li mbërriti në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore për shkak të frakturave të marra nga rënia dhe po ashtu humbi shumë gjak por fatmirësisht u rikuperua shpejt dhe është në shëndet të plotë./JOQ