Një shqiptar 18-vjeçar, është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Greqi.
Identiteti i tij ende nuk është publikuar nga autoritetet greke.
Ngjarja ka ndodhur në Kavalla.
Policia citoi qytetarët që kishin dëgjuar të shtënat dhe njerëzit që dolën për të parë se çfarë kishte ndodhur, derisa gjetën trupin e pajetë të të riut.
Djaloshi mbante në dorë një monedhë 50 euroshe dhe dyshimet janë se merrej me trafikun e drogës.
Policia ka gjetur gëzhojën e plumbit.
Polica ka arrestuar një banor të zonës, si të dyshuar për vrasjen e të riut shqiptar. /syri.net
Loading...