Shtetasi me iniciale T. P., 37 vjeç, banues në fshatin Bardhaj të Shkodër është arrestuar në flagrancë ndërsa u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij, shtetasi Z. F., 41 vjeç.
37 vjecari nëpërmjet mashtrimit e ka trafikuar bashkëjetuesen, shtetasen L. Gj., në Gjermani dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, me qëllim që ta shfrytëzonte për prostitucion gjatë kohës që bashkëjetonte me të Gjermani.
Shtetasi T. P. ka tentuar përsëri për ta trafikuar në Gjermani, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, këtë shtetase, bashkë me vajzën e saj të mitur, të cilave u kishte marrë dhe pasaportat biometrike.
Në banesën e shtetasit T. P., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale pasaportat biometrike të shtetases L. Gj. dhe të vajzës së saj të mitur.