Regjistrohen 14 raste të reja me Covid-19 në Qarkun e Fierit, mes tyre edhe një fëmijë

Në qarkun e Fierit në 24 orët e fundit janë 14 raste të reja të konfirmuara me COVID 19.

Gazetari Ervis Kuçi bën me dije për “BalkanWeb” se tre raste të reja janë në Patos, 9 në qytetin e Fierit dhe 2 në Roskovec.

Tre rastet e regjistruara në Patos janë kontakte të pacientes nga Margëllici. Mes rasteve të konfirmuara pozitiv është edhe një fëmijë.

Mësohet se nga 8 mostrat e marra një dite më parë 3 kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar në 5 numrin e personave pozitiv në Patos, ndërkohë që në Fier janë 9 e në Roskovec 2 raste.

Tre rastet e fundit pozitiv janë duke u ndjekur në mënyrë ambulatore, ndërkohë që në QSUT ndodhen të shtruar 2 pacientë. Rreth 60 persona ndodhen në karantinë aktualisht.

Loading...