Vodhi autobusin e linjës Itali-Vlorë, arr.estohet pas 2 vitesh i riu

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 35-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Y.M., banues në Tiranë, ndaj të cilit gjykata e Apelit Vlorë kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Të njëjtat burime sqaruan se i riu, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë në 25 shtator të 2018-ës, në zonën e Skelës kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit autobusin me njerëz të linjës “Itali-Vlorë”.

Ndaj 35-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim.

Loading...