Reagon MSH: Doli nga spitali infektiv pasi u përmirësua, 68-vjeçari vdes rrugës për në Gjirokastër

Ka shkuar në 44 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Burime bëjnë të ditur se një 68-vjeçar nga Gjirokastra, i cili po trajtohej tek spitali infektiv ka humbur jetën.

Po sipas burimeve bëhet e ditur se pacienti dukej në gjendje të stabilizuar dhe është nxjerrë nga spitali, por teksa po transportohej për në Gjirokastër ka ndërruar jetë. Mësohet po ashtu se 68-vjeçari vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Njoftimi i Ministrise se Shendetesise:

Lidhur me lajmin e publikuar në media të një pacienti që ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Gjirokastrës,

Ministria e Shëndetësisë sqaron si vijon:

Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë.

Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Loading...