Ja kush është viktima që u përplas për vdekje mbrëmjen e djeshme në Shkodër

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:30. Burime për Fax bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Admir Buhaj, 30 vjeç, banues në Postribë të Shkodrës.

Aksidenti ndodhi në fshatin Hot i Ri në Shkodër. I riu ka qënë në drejtimin e një motoçiklete në momentin e përplasjes fatale.

Dyshohet se ai është goditur nga mjeti tip “Benz” me targa AA 222 TS.

Mësohet se autori i aksidentit është larguar nga vendngjarja ndërsa është shpallur në kërkim nga policia.

Policia është duke hetuar për ngjarjen për të kuptuar rrethanat e aksidentit.

joq

Loading...