Ndiheni të lodhur? Ja çfarë i mungon trupit tuaj

A e dinit se mungesa e magnezit mund të shfaqë pr obleme serioze në shëndetin tuaj?

Si mund ta kuptoni se trupi juaj ka nevojë për magnez?

Ja disa nga simptomat: Mungesa e magnezit mund t’ju shkaktojë të përziera dhe të vjella, humbje të oreksit, lodhje dhe humbje të fuqisë duke shkaktuar dobësi. Përgjatë këtij artikulli, ne do të shqyrtojmë se përse njerëzit kanë nevojë për magnez, çfarë nënkupton mungesa e tij dhe cilat janë simptomat kryesore të mungesës së magnezit në trupin tuaj. Krahas diagnozës gjithashtu ne do t’iu sjellim edhe dietën ushqimore të rekomanduar (RDA) si edhe disa këshilla se ku mund të përthithim më tepër magnez.
Fillimisht duhet të kuptojmë përse kemi nevojë për magnez. Magnezi është një mineral thelbësor dhe elektrolit që luan një rol në shumë procese trupore, duke përfshirë:

– Prodhimin i energjisë
– Strukturën e kockave dhe dhëmbëve
– Funksionimin e muskujve
– Funksionin nervor
– Përtëritjen e ADN-së

Si i tillë, është thelbësore që njerëzit të marrin mjaftueshëm magnez në dietën e tyre çdo ditë për të qëndruar të shëndetshëm.

Çfarë do të thotë mungesë e magnezit?

Anketa Kombëtare e Provimit të Shëndetit dhe të Ushqyerit (NHANES) të vitit 2005-2006 zbuloi se shumica e njerëzve në Shtetet e Bashkuara nuk po merrnin mjaftueshëm magnez në dietën e tyre.

Ka disa faktorë mund të rrisin rr ezikun që një person të shfaqë simptoma të mungesës së magnezit:
– Dieta ushqimore me magnez të ulët.
– Humbja e sasive të tepërta të magnezit përmes urinës dhe djersës që vijnë nga çrregullime gjenetike apo konsumimi i alkoolit.
– Personat që kanë çrregullime në gjëndrën e tiroides, si dhe ata të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Mungesa e gjatë e magnezit mund të ketë efekte të dëmshme në:

– Dendësinë e kockave
– Funksionimin e trurit
– Funksionin nervor dhe muskulor
– Sistemin e tretjes

Humbja e densitetit të kockave mund të jetë mjaft shqetësuese ndaj është tejet e rëndësishme të konsumoni mjaftueshëm magnez në moshë të vogël ose sa më të rinj, në mënyrë që dendësia e kockave dhe funksioni muskulor të mos ketë probleme. Në moshat e mëdha, mungesa e magnezit mund të rrisë rrezikun e osteoporozës dhe deformimin e kockave.

Shenjat e hershme të mungesës së magnezit mund të përfshijnë:

– Të përziera
– Të vjella
– Humbje e oreksit
– Lodhje
– Dobësi

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë komplikime të cilat shkaktojnë sëmundje të ndryshme si:

– Niveli i ulët i kalciumit në gjak, i njohur si hipokalcemia
– Ulja e nivelit të kaliumit në gjak, e quajtur hipokalemi
– Mpirje
– Ngërçe dhe kontraktime të muskujve
– Ndryshime të personalitetit
– Anomali ritmike e zemrës

Mungesa e zgjatur e magnezit mund të ketë një ndikim negativ në shëndet dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve kronike, duke përfshirë:

– Sëmundje të zemrës
– Tension të lartë
– Diabet tip 2
– Osteoporozë

Diagnoza dhe RDA

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit , AZHR ne USA për njerëzit midis moshës 19 dhe 60 vjeç sasia e magnezit që i duhet është: 320mg për femra dhe 420mg për meshkuj. Kërkesat janë më të larta tek adoleshentët e moshës 14-18 vjeç, si dhe për gratë shtatzënë.

Cilat janë ushqimet të cilat përmbajnë më së shumti magnez?

Mënyra më e mirë dhe më natyrale për të përthithur magnezin është nëpërmjet konsumimit të ushqimeve të pasura me magnez si p.sh, cerealet, bishtajoret, bajamet, brokoli, spinaq, bamjet, avokado, bananet si dhe ujë të pasur me Magnez.

Sipas ekspertëve trupi arrin të përthithë më shpejt mineralet nëpërmjet ujit sesa ushqimeve kështu që rekomandohet të konsumoni sa më shumë ujë të pasur me magnez.

Loading...