Horoskopi për ditën e hënë 22 qershor 2020

Dashi

Në dashuri jeni pak i/e nënshtruar. Po ashtu personat e kësaj shenjë janë edhe nervozë. Shmangni problemet, shmangni më mirë marrëdhëniet me njerëzit që janë tashmë të zënë. Do të ishte më mirë të mos bëni kërkesa për punë sot.

Demi

Ditë e favorshme për ndjenjat dhe dashurinë. Nëse ka probleme në dashuri ose në familje, ato duhet të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të kontrolloni stresin tuaj. Ju mund të dëshironi të ndryshoni në punë.

Binjakët

Koha e duhur për çështje dashurie. Në punë, nëse jeni përgjegjës, mbani vetëm gjërat që ju interesojnë. Vëmendje ndaj Virgjëreshës dhe Shigjetarit. Jeni pak të lodhur. Mund të ketë disa lajme mbi punën.

Gaforrja

Në dashuri duhet të reflektojni dhe të veprojni me vëmendje të madhe. Një risi të bën të emocionohesh. Plane të mira afatgjata.

Luani

Duhet të testohet një dashuri, zgjedhjet e bëra duhet të jenë ato të duhura. Në punë, nëse keni shumë përgjegjësi, mund të nervozoheni. Jeni të lodhur.

Virgjëresha

Një rikonfirmim ose një lajm pozitiv është pranë jush. Mundohuni të kuptoni se çfarë duhet të ndryshohet. Jupiteri në shenjë ju ndihmon në punë, vështirësitë mund të tejkalohen.

Peshorja

Dashuria nuk është në maksimumin e saj, Hëna dhe Dielli nuk janë në anën tuaj. Mundohuni të shmangni mashtrimin, nuk ia vlen. Mundohuni të analizoni atë që po bëni. Mund të lindin ndonjë problem juridik ose burokratik.

Akrepi

Në dashuri duhet të kërkoni një qetësi. Lodheni lehtë. Puna mund të ketë ende disa probleme, gjërat do të përmirësohen së shpejti.

Shigjetari

Çshtjet ekonomike mund të bëjnë që ju të diskutoni me partnerin tuaj. Kini kujdes kur punoni me Virgjëreshat dhe Binjakët.

Bricjapi

Përballja e Hënës i bën gjërat të komplikuara në dashuri. Mundohuni të mos ngecni në çështjet e dashurisë që nuk janë të duhura. Në punë ka ide, por përpiquni të shmangni konfliktet.

Ujori

Sot ju jeni veçanërisht pasionantë, ju duhet të lëshoni avull. Një miqësi ose një ish mund të jetë diçka më shumë në këtë ditë. Çshtjet e rëndësishme të punës do të shtyheshin deri nesër.

Peshqit

Dielli dhe Hëna e favorshme ju ndihmojnë në dashuri, megjithëse Venusi nuk është në anën tuaj. Mund të ketë probleme në punë, ka diçka për tu sqaruar.

Loading...