Ndodh në veri të Shqipërisë/ Mësuesja e bilogjisë eksperimenton prodhimin e fijes së mëndafshit

Një histori frymëzuese vjen nga veriu i Shqipërisë, teksa një mësuese biologjie ka eksperimentuar prodhimin e fijes së mëndafshit përmes bashkëveprimit të larvave me gjethet e manit.

Rina Simoni, kërkon që eksperimenti i saj të përdoret tashmë nga gratë e zonës së varfër veriore, të cilat përmes prodhimit të fijes së mëndafshtë do të krijonin të ardhura të kënaqshme për familjet e tyre, përcjell Balkan Web.

Eksperimenti i mësueses pasionante ka tërhequr dhe vëmendjen e qytetarëve të ndryshëm të cilët vizitojnë mjediset ku është zhvilluar eksperimenti, të cilët e konsiderojnë si një element të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore për zonën.

Loading...